Numri i viktimave nga përmbytjet në Emilia-Romagna ka arritur në 14 viktima, ndërsa ka edhe disa të zhdukur.

Provincat e Bolonjës, Ferrara, Ravenna, Forlì-Cesena, Rimini rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e vërshimit të lumenjve. Mijera banorë janë evakuuar.

Sipas mediave italiane janë 24 komuna të përmbytura, pasi të gjithë lumenjtë e qarkut kanë vërshuar.

Në vetëm 36 orë kanë rënë reshje të cilat nuk kishin rënë prej 6 muajsh.

Faenza, një pjesë e Cesena dhe Forlì dhe shumë qendra të tjera të mëdha të banuara përfunduan nën ujë. Në disa zona uji në pak minuta përmbyti katet e para të shtëpive.

Përmbyti disa rrethe të Bolonjës, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme edhe në Rimini.

Shqetësim i madh duke nisur që nga pasditja në qytetin e Ravenës, ku ka frikë për një përmbytje të re, veçanërisht të Lamones.

Artikulli paraprakKJO FUNDJAVË SJELL NJË RIKUPERIM TË BUKUR NË DASHURI… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërMOT I KTHJELLËT ME VRANËSIRA TË LEHTA, SI PARASHIKOHET TË JETË DITA SOT