Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të paraqitet me vranesira të dendura dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në skajet veri-jug. Por pjesa e dytë e ditës përmirëson ndjeshëm kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere dominojnë Gadishullin Iberik.

Po ashtu Europa Lindore mbetet me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu. Ndersa pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Artikulli paraprakBIDEN: NUK KAM DYSHIME PËR FITOREN, POR LE TË MBAJMË QETËSINË
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË SHBA, DREJT PËRMBYSJES SË REZULTATIT, BIDEN “KËRCËNON” TRUMPIN NË PENSILVANI