Moti edhe për ditën e sotme do të mbetet i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante, por herë pas here do të kemi edhe intervale të shkurta me kthjellime.

Pasditja do të vijojë me vranësira dhe shira në dy ekstremet verior dhe jugor duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat qendrore të vendit. Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.