Eshtë nxënës i klases së 8 në shkollen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës, por këtë vit nuk e ka nisur ende vitin shkollor.Aleksander Lekaj nga fshati Mërqi është invalid i klasit te pare dhe prishja e karroces elektrike që përdorte, e ka penguar që të ndjeke shkollen të cilën e nisi me plot dëshire dhe pasion në moshe madhore.

Distanca e larget e shkolles me shtëpinë ku jeton 38-vjeçari e ka vënë në vështiresi.Ai kërkon që ti mundësohet një karroce elektrike ose transporti, që endrra e tij për të përfunduar arsimin 9-vjeçar të bëhet realitet.

Pagesa e invaliditetit që merr Aleksandri është e vetmja e ardhur për familjen Lekaj, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.Mes lotësh në sy nëna e 38-vjeçarit kërkon ndihmen e çdo kujt që ka mundësi që ti mundësohet një karroce elektrike për ti birin.

Aleksander Lekaj ka lindur invalid dhe pavarësisht vështiresive të jetes endërra e tij është që të arsimohet, që të ndjehet i barabarte me të tjeret.

Artikulli paraprakPROJEKTI “REACH”, NË FOKUS TRASHËGIMI KULTURORE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, TE VLLAZNIA VJEN NJË KANADEZ