Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka pritur studentët e disa vendeve europiane të cilët janë pjesë e shkollës verore në projektin “REACH”. Pedagogia Aurora Dibra e cila po punon çdo ditë me studentët e huaj tregon rëndësinë që ka implementimi I këtij projekti.

Fokusi I projektit është rritja e kapaciteteve të kërkuara të studiuesve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Arritje e projektit është ngritja e një laboratori shkencor tregon pedagogia Dibra.

Shkolla verore zbatohet në dy javët e para të muajit tetor, ndërkohë që projekti është në fazat e fundit të implementimit të tij.

Artikulli paraprakARRESTIMI I MJEKUT LIGJOR NË RRËSHEN
Artikulli tjetërMUNGESA E KARROCËS E LË PA U SHKOLLUAR