Vllaznia e volejbollit të meshkujve më në fund ka bërë një afrim në merkato. Mbrëmjen e së mërkurës ka mbërritur në Shkodër dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin edhe një volejbollist i huaj, teksa bëhet fjalë për kandezin Andrew Ross Dube, një 28-vjeçar që luan në rolin e diagonalistit. Sigurisht që është shumë herët të flitet për vlerat e tij, por trajneri Artan Kalaja është i kënaqur që tashmë ka një element më shumë në organikë dhe kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha për të.

Ndërkohë, të premten, kuqeblutë do të luajnë një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit, që ka marrë tre fitore në tre javët e para, por trajnerin Kalaja nuk e tremb një fakt i tillë.

Për ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit, drejtuesit kuqeblu janë duke bërë çmos për të mbyllur sa më shpejt federimin e kanadezit Dube, sepse duan ta kenë në dispozicion që në këtë duel.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ka filluar të lëvizë në merkato, sepse nuk është e kënaqur me vendin e katërt dhe kualifikimin në play-off, teksa nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ketë edhe ndonjë përforcim tjetër.

Artikulli paraprakMUNGESA E KARROCËS E LË PA U SHKOLLUAR
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA-MORAÇA MBYLLET NË “PAQE”