I kishim harruar, por janë rikthyer po aq të dobishëm sa i dikur në vitet 2000 kur Shkodra përjetoi edhe periudhën me të errët të furnizimit me energji elektrike.

Këtë dhuratë shkodranëve ia ka bërë OSHEE, dhe defekti në 3 fidra që ka lënë shkodrën në errësirë të plotë, që në orët e para të mengjesit të së martës. Gjysma e bizneseve kane qene pa energji elektrike duke bllokuar në këtë mënyrë edhe aktivitinv e tyre të përditshëm. Megjithatë, ato i janë rikthyer gjeneratorëve.

Përballë temeperaturave mbi 40 gradë celcius shkodranët sot janë përballur me nje situatë aspak normale, duke u detyruar te gjejn alternative për të përballuar të nxehtin pervelues të këtyre ditëve. Përvec Shkodrës, mungesa e energjisë elektrike ka perfshire edhe piken turistike të Velipojes e cila prej disa ditësh ne orë të ndryshme vuan mungesen e energjise elektrike.

Në kulmin e sezonit turistik, qoftë në Velipoje, por edhe ne Shkodër ky është nje imazh i shemtuar qe i ofrohet t huajve qe vizitojnë shkodrën, dhe duke kthyer shkodranet, ne pikepyetjes qe ka nisur ti mundojë që tani: A nisën kufizimet e energjisë elektrike sërish?! – Referen i cili që në vitin 2005, ishte harruar por duket se në kulmin e thatësirës dhe ne hidrocentralet e boshatisur, do të duhet ta risjellin ne vemendje

Artikulli paraprak4000 ABONENTË PA DRITA, NDËRHYN OSHEE
Artikulli tjetërTRAFIKU, RITUALI I PËRDITSHËM I SHKODRANËVE