Të paktën 4000 abonentë në qytetin e Shkodrës kanë mbetur pa energji elektrike mëngjesin e të martës për shkak të një defekti të shkaktuar në kabinën elektrike pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër sqaron se defekti ka dëmtuar edhe 3 fidra të tjerë. Shefi i sektorit Teknik bën gjithashtu me dije se pronari i kabinës elektrike nuk ka marrë masat e duhura për të zgjidhur problemin. Raste të ngjashme kanë qenë të përsëritura në qytetin e Shkodrës thotë OSHEE.

Bala u ka bërë gjithashtu thirrje të gjithë subjekteve private që aktualisht kanë në administrim kabina elektrike, ti mirëmbajnë ato ose në të kundërt do të ketë ndërprerje të energjisë. Në lidhje me problemin e shkaktuar dhe mungesën e energjisë, Operatori i Shpërndarjes ka ndërhyrë për riparimin e problematikës. Brenda ditës së martë, OSHEE është angazhuar që të rikthejë energjinë për të gjithë abonentët e saj.

Artikulli paraprak“FUSHA E DRUVE”, BANORËT KUNDËR PRISHJES
Artikulli tjetërMUNGON ENERGJIA, SHKODRA I KTHEHET GJENERATORËVE