Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza, Abat Prend Doçi, ish Komandanti I Koshares me origjinë nga Mirdita Agim Ramadani, Adem Jashari dhe heronj të tjerë të kombit do të përjetësohen në një murale gjigande në Rubik të Mirditës, përgjatë rrugës së kombit. Kjo vepër arti, që pritet të jetë ndër muralet nacionaliste me sipërfaqen më të madhe në Evropë, po realizohet nga artisti Dibran Bledar Çakalli, i cili po punon vullnetarisht prej disa ditesh.

Teksa po punon vullnetarisht, për Bledar Çakallin, pozitive është mbështetja që merr nga shqiptarët e të gjitha trojeve të vendit dhe çdo kush mund ti bashkohet kësaj iniciative për të çuar përpara projektin për vendosjen e muraleve patriotike në rrugët e vendit, për ti kthyer ato në destinacione turistike.

Muralia nacionaliste në Mirditë do të jetë 1 km përgjatë argjinatures së Lumit Fan dhe 7 metra e gjerë, ndërsa për realizimin e këtij projekti artisti Bledar Çakalli ka gjetur dhe mbështetjen e bashkisë.

Artikulli paraprakSTUDENTËT GATI PËR INDUSTRINË E TURIZMIT
Artikulli tjetërSHKRIMTARI I NJOHUR PETER STAMM NË SHKODËR