Shkrimtari i njohur botëror Peter Stamm, zgjodhi Shkodrën për të zhvilluar një takim në universitetin “Luigj Gurakuqi” pas prezencës së tij në Tiranë. Romancieri i shquar zvicerian në bisedën me studentë e pedagogë të fakultetit të shkencave shoqërore u shpreh se letërsia e tij është një art specifik për popujt.

Ana Kove, përkthyesja e dy librave të Stamm “Agnesa” dhe “Shpërfillja e embël e botës” thotë se kemi të bëjmë me një autor plot elegancë veprat e të cilit tashmë janë edhe në gjuhën shqipe.

Përgjegjësi i departamentit të letërsisë në universitetin e Shkodrës, Arben Prendi thotë se shkrimtari Stamm është fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtar dhe autor i shumë romaneve të njohur.

Shkrimtari Peter Stamm në këtë bisedë në universitetin “Luigj Gurakuqi” ju përgjigj edhe shumë pyetjeve të të pranishmëve në një bisedë rreth librave të tij, kryesisht dy botimeve të përkthyera në gjuhën shqipe.

Artikulli paraprakMURALE GJIGANDE NË RUBIK TË MIRDITËS
Artikulli tjetërKOSOVA E SERBIA JAVËN E ARDHSHME NË BRUKSEL