Myftinia Shkodër ka vijuar fushatën e dhurimit të pakove ushqimore në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit. Këtë të shtunë, 100 pako ushqimore u ndanë për komunitetin egjiptian në oborrin e xhamisë pranë urës së Bunës. Koordinatori pranë myftinisë Shkodër, Ervil Kuçi tha se janë parashikuar në total 500 pako ushqimore, prej të cilave do të përfitojnë edhe familjet me jetimë dhe presonat me aftësi të kufizuar.
Myftinia Shkodër do të vijojë dhurimin e pakove ushqimore përgjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.