Këto janë pamjet e hyrjes së një pallati në fshatin Ishull-Lezhë.Kati i parë i këtij objekti 3 katesh që ndodhet 3 km larg qytetit është mbuluar nga ujerat e zeza dhe kalimi aty është i pamundur.Kjo situatë vijon prej gati 1 muaj, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e banoreve.

Ndotja është shqetësim edhe në rrugen poshtë tregut të qytetit të Lezhës.Ujera e zeza kanë dalë në siperfaqe, duke vështiresuar levizjen e këmbësoreve si dhe penalizuar bizneset e familjaret që jetojnë në këtë zonë.

Prania e ujerave të zeza po rrezikon shëndetin e qytetareve, ndërsa shqetësimi i tyre i vazhdueshem nuk po merr vemendje.

Si zgjidhje të këtyre problematikave, Bashkia Lezhë sheh zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza në qytetit, investim i cili pritet të nisë së shpejti me financim të KFV Gjermane.

Artikulli paraprakMYFTINIA 500 PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetërTË DIELËN SFIDA E FUTSALLËS VLLAZNIA-TIRANA