Albanian infantry during helicopter operations with the US Army. American helicopters transport VJTF-troops of the light infantry brigade (Dutch Marines, British Grenadier Guards and Albanian soldiers) during a three-pronged air assault. The operation started early in the evening while it was still light, but the attack continued in the dark. The attack was supported by American Army Apache attack helicopters. Credit: Cpl Jasper Verolme Mediacentrum Defensie Info: MCD@mindef.nl

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.

“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.

Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Artikulli paraprakPARAKALIMI I GABUAR I AMBULANCËS SHKAKTOI AKSIDENTIN, ÇFARË THOTË KODI RRUGOR
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT. JA SA RASTE DITORE NË 24 ORËT E FUNDIT