Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportive, Vladimir Grillo.

Meta shkruan në rrjete sociale, se Grillo, do të mbahet mend gjatë për emocionet e veçanta që dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm vlerat më të arrira sportive.

Kreu i Shtetit, i shpreh gjithashtu ngushëllimet familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Postimi i Ilir Metës:

Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.
Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të prehet në paqen e merituar!

Artikulli paraprakPROBLEME SIGURIE, TESLA TËRHEQ NGA TREGU NË SHBA GJYSMË MILIONI MAKINA
Artikulli tjetërBANKA HEDH GABIMISHT 150 MILIONË EURO, ‘PËRFITOJNË’ 75 MIJË KLIENTË