
Mbrëmja e ndërrimit të viteve në Star Plus Tv do të vijë për të gjithë teleshikuesit përmes një feste tradicionale me muzikë popullore. Një mbrëmje e cila do t’ju shoqërojë që në orën 21:00 dhe do vijojë për afro 2 orë e gjysëm për të argëtuar të gjithë ata që zgjedhin ekranin e Star Plus në këtë Vit të Ri….
Ndërkohë më herët do të jetë dokumentari për 10 vjetorin e Star Plus Tv me rrëfime të gjithë atyre që ndërtuan këtë televizion. Dokumentari do të jetë në orën 18:45 dhe për rreth një orë do tregojë se si u ndërtua ky televizion…
Pak para mesnatës gazetarët e Star Plus të shpërndarë në pesë pika të ndryshme në qendër të qytetit të Shkodrës dhe në Lezhë do të sjellin pamjet live të atmosferës festive si dhe hedhjen e fishekzjarrave nga sheshi “Nënë Tereza”…
Star Plus Televizion ju uron të gjithëve gëzuar Vitin e Ri 2024!