Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është bërë promovimi i vëllimit të tretë të librit “Secili çmendet simbas mënyrës s vet” i shkrimtarit Stefan Çapaliku.

Është kthyer në një tradit që secili nga vëllimet e këtij libri të promovohet në një hark kohor prej një viti. Shkrimtari Stefan Çapaliku shprehet

se cikli i vëllimeve do të mbyllet pas botimit të vëllimit të katërt të këtij libri.
Stefan Çapaliku bën një thirrje për të gjithë ato që duan të zbulojnë mesazhin e veprës.

Promovimi i librit u shoqërua nga një diskutim letrar dhe bashkëbisedim mes kritikut Xhahid Bushati dhe autorit Stefan Çapaliku. Ky takim u shoqërua edhe nga leximet e pjesëve të caktuara të romanit, nga aktori Enver Hyseni.

Artikulli paraprakDYSHIMET PËR PAZARE, GRUSHTE NË ZYRËN E DREJTORIT IBRO
Artikulli tjetërSHKODËR, INAUGUROHET QENDRA RINORE “ATELIE”