Njësia administrative Postribë është drejt përmbylljes së procesit të aplikimeve për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Duke iu referuar numrit të familjeve që aktualisht e përfitojnë këtë pagesë, në skemën e re të regjistrimeve plani është përmbushur në masën 85%. Probleme të shpeshta ka patur në sistem, por edhe furnizimin me energji elektrike, gjë që ka ndikuar në zgjatjen e procesit. Aplikimet për skemën e re të ndihmës ekonomike parashikohet që të përmbyllen brenda muajit dhjetor në të gjithë qarkun e Shkodrës. Më parë, drejtoresha rajonale e Shërbimit Social deklaroi se shumë njësi administrative në zona të thella nuk kanë nisur akoma aplikimet, kjo si pasojë e mungesës së internetit.

Artikulli paraprakISH GJEOLOGJIA, BANORËT MES FRIKËS SE MBESIN JASHTË
Artikulli tjetërBUSHATI: VETTINGU-n E PENGON PD