Në këto ditë të ftohta dimri ku temperaturat kanë shënuar vlera negative dhe një pjesë e Shqipërisë është izoluar nga dëbora një shqetësim mjaft serioz mbeten rastet emergjente shëndetësore kryesisht nga zonat e thella aty, ku për shkak të terrenit të vështirë ardhja në kohë në spitalin e shkodrës është problematike.

Megjithatë deri tani sipas shefit të urgjencës pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, Astrit Lahi, deri tani nuk ka pasur raste të tilla, situata paraqitet normale.

Ndërkohë, Lahi thekson se nëse situata atmosferike do të rëndohet personeli do jetë në gatishmëri te plote.

Ne rastet joproblematike, pacientet duhet te ndjekin sistemin e references, duke u drejtuar ne qendrat shendetesore dhe tek mjeku I familjes

Ndresa ajo qe pritet eshte qe pas rreshjeve te bores , temperaturat te zbresin dhe te kete ngrice , cka mund te shkaktoje problem ne qarkullimin e automjeteve por dhe sigurine e kembesoreve.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, PROBLEMATIKË NË OBLIKË
Artikulli tjetërBORA, SITUATA NË BASHKINË SHKODËR