Vendimi për skemën e ndihmës ekonomike për herë të parë është marrë nga Drejtoria e Sherbimit Social në Shkodër. Sipas drejtores së këtij institucioni, Valbona Tula, dy lista tashmë janë dorëzuar , njëra fituese dhe njëro për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Ajo bënë apel për qytetarët që nuk kanë fituar pikët e mjaftueshme të aplikojnë edhe njëherë, sistemi është i hapur deri në datën 14 shkurt. Të gjithë personat që nuk kanë qenë transparent për pasurinë e tyre, sipas Tulës janë skualifikuar për gjashtë muaj nga ndihma ekonomike. Edhe pse prej një viti administratorët shoqëror janë trajnuar, akoma ka patur problematika me ta. Sidomos, kjo ka ndodhur me ndërrimet që kanë ardhur në minutat e fundit.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka hasur në ngërçe jo të vogla me fillimin e aplikimit në fillim të vitit. Përderisa, për herë të parë përgjegjësia ka kaluar nga Këshilli Bashkiak për miratim, drejtë Shërbimit Social.

Artikulli paraprakMARSHIMI PËR MARRËVESHJEN E DETIT
Artikulli tjetërGJUETIA E PALIGJSHME, AKSION NË LIQENIN E SHKODRËS