Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Inspektoriatin e Peshkimit dhe Task Forcen e Ministrisë së Bujqësisë, ka nisur këtë të henë aksionin në kuadër të ndalimit të gjuetisë së paligjshme në Liqnin e Shkodrës.

Vetëm gjatë ditës së parë të aksionit, OMP në bashkepunim me Task Forcën kane sekuestruar 7 varka të palicensuara të cilët ushtronin aktivitet të paligjshem ne Liqenin e Shkodrës. Aksionet, nuk do të ndalen ne vetem nje dite dhe do te jene konstante, deri ne eliminimin e gjuetise se paligjshme ne liqenin e Shkodrës.

Drejtues të OMP ne Shkodër, ftojnë të gjithë gjuetarët që ti drejtohen kesaj organizate për tu pajisur me licensat perkatese dhe per tu orientuar drejt gjuetisë sepse nuk do të lejohet askush qe cenoje peshkun ne liqenin e Shkodres

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, VENDIMI NGA SHËRBIMI SOCIAL
Artikulli tjetërPOLIA: SOT E PAMUNDUR TË SHKOSH NË THETH.KEMI MBYLLUR BIZNESET