Ministria e Arsimit në qeverinë e re talebane të Afganistanit njoftoi se mësimi për të gjithë nxënësit meshkuj nga klasa e gjashtë deri në të 12 -të do të vazhdojnë të shtunën.

Njoftimi i publikuar në Facebook nuk i përmend vajzat e asaj moshe.

Më herët, talebanët i lejuan nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë të vazhdonin të shkonin në shkollë, dhe vajzat mund të studionin, por në klasa të ndara nga meshkujt dhe me mënyrën e detyrueshme të veshjes islame.

Në periudhën e mëparshme, kur ishte në pushtet nga 1996 deri në 2001, talebanët i ndaloi vajzat të ndiqnin mësimet dhe të punonin.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META TAKON VAJZËN ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIK DILAVER RADESHI: VUAJTJET E TYRE JANË NJË DRAMË E VËRTETË QË I PËRKASIN TË KALUARËS, POR QË NUK DUHEN HARRUAR
Artikulli tjetërNJË DITË PAS MIRATIMIT NË KUVEND, QEVERIA ‘RAMA 3’ BETOHET SOT TE PRESIDENTI META