Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e sotme në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,mjeken Entela Ramosaçaj.

Vendimi i firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakNJË TJETËR SHQIPTAR I RREZIKSHËM NË KËRKIM NGA INTERPOL, JA KU DYSHOHET SE FSHIHET
Artikulli tjetërQYTETARËT PROTESTË KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE, MBLIDHEN PARA KRYEMINISTRISË