Pas sekuestrimit të rreth 1 ton kokaine në Brazil dhe Portugali dhe shpalljes në kërkim të shqiptarit Altin Drimadha, Interpoli është vënë në kërkim të një tjetër personazhi nga Shqipëria.

Drimadha, sipas hetimeve, rezulton koordinator i trafikut në Brazil, ndërsa koordinator i operacioneve nga një nivel më i lartë, është një shqiptar me të shkuar kriminale në Australi.

Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Australi për krime të dhunshme, i lidhur me krimin e organizuar dhe bandat e motoçiklistëve në Adelaide, Australi.

Në fakt, modus operandi (mënyra e kryerjes së krimeve), tatuazhi dhe destinacioni i drogës para se të sekuestrohej, vërtetojnë pretendimin e prokurorëve kundër Klubit të Motociklistëve “Comanchero”, një bandë ilegale motorciklistësh në Australi. Sipas grupit hetimor, një nga shqiptarët e kërkuar mendohet se ndodhet në kufirin e Bolivisë.

Artikulli paraprakNË KRAH TË ABAZOVIÇ DHE SPIROPALIT, RAMA NDAN VIDEON NGA TAKIMI ME ZELENSKY NË UKRAINË
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË QEVERI, KUSH ËSHTË MJEKJA QË MERR POSTIN E RËNDËSISHËM NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË