26 kg kokainë janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni. Hetuesit në Foggia zbuluan një makinë me targa suedeze që ndalonte vetëm në një servis pranë San Severo.

Dpersonat që udhëtonin në mjet, 2 shqiptarë, një burrë dhe grua, të cilët kishin pasaporta suedeze, kanë vëzhguar me kujdes zonën, më pas gruaja ka zbritur nga makina dhe pas pak minutash është kthyer në makinë, ndërsa bashkëshorti qëndronte brenda .

 

Për shkak të lëvizjeve të dyshimta në këtë zonë, hetuesit shkuan pranë makinës e tyre, ku kryen një kontroll të imtësishëm dhe arritën që në sediljen e pasme të pasagjerit të gjenin të paketuar kokainën.Vlera e 26 kilogramëve të gjetura të lëndës narkotike do të ishte plot 5 milionë euro nëse do të shitej. Çifti shqiptar u arrestua dhe u dërguan në burgun e Foggias dhe akuzohen për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës.

Artikulli paraprakAMBASADORJA KIM: SHBA DO NDIHMOJË SHQIPËRINË ME MASAT E SIGURISË KIBERNETIKE, KEQDASHËSIT U PËRPOQËN TË MINOJNË DEMOKRACINË
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË HAS, PLAGOSEN DY PERSONA