Dy ditë para përfundimit të festivalit “Anifest Rozafa 2018” juria e këtij edicioni të 9-të shprehet se gjatë këtyre ditëve , filmat janë shikuar shumë dhe kanë pasur mjaft interes.

Është regjizori malazez Nikola Vukcevic I cili vjen në rolin e juristit I cili thotë se Shkodrës I është dhënë një potencial I madh duke promovuar filma nga e gjithë bota.

“Duhet të përgëzojmë organizatorët të cilët kanë përzgjedhur filmat më të mirë nga e gjithë bota .

Ky eveniment është mjaft I rëndësishëm për Shkodren, kjo e fundit ka një potencial të madh që një festival më filma mbarëkombëtar të zhvillohet këtu duke sjellur kënaqësi tek grupmoshat të cilat I referohet”.

Ndërkohë juristi Vukcevic tregon se të mërkurën do të jetë ndarja e çmimeve. Ai I bën thirrje të gjithë femijeve qe edhe keto dy dite te fundit të ndjekin filmat pasi janë të përzgjedhur me mjaft mjeshtëri.

“Anifest” është aktiviteti i përfitshëm i cili vjen në bashkëpunim me univesitetin Luigj Gurakuqi dhe partner mediatik, Star Plus.

Përmes një kalendari të ngjeshur të filmave, vijnë në Shkodër tituj të suksesshëm, duke e kthyer Kryeqendrën e Veriut në vëmendjen e kinematografisë.

 

Artikulli paraprakMARTINI: META PERSEKUTOR, NUK KISHTE VEND NË SPAÇ
Artikulli tjetërATLETIKA RIKTHEHET ME NJË TURNE NDËRKOMBËTAR