
Pasi vizituan vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, ky grup turistesh francez po udhetojnë drejt bregdetit të Shëngjinit me varke përmes lumit Drin.
Ky është intenerari më i ri që po aplikohet në Lezhë të huajt. Turistet janë dashuruar më këtë udhëtim, pasi teksa lëvizin përgjatë lumit më varka përmes lagunave Kune-Vain shijojne natyren e zones dhe njekohësisht njihen edhe me historinë e qytetit të Lezhës. Turistet thonë se kjo është një eksperience e bukur dhe e veçantë.
Ky është viti i parë që turizmi lumor futet si pakete turistike në Lezhë dhe interesi po vjen gjithnjë në rritje. Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanaj, thotë se lidhja e natyres me historine përmes lundrimit synohet të kthehet në një intenerar të qëndrueshem.
Aplikimi i këtij intinerari po i jep zhvillim dhe turizmit lumor në Lezhë, por problem mbetet ndotja e këtij lumi nga shkarkimi i ujerave të zeza e mbeturinat si dhe prurjet e pakta të ujit gjatë stinës së veres.