AUTORITETI RRUGOR I BËN THIRRJE DREJTUESVE TË MJETEVE TË BËJNË KUJDES.Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njoftoi të martën se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore në verilindje dhe juglindje të vendit është përmirësuar për shkak të përmirësimit të motit.

Sipas ARRSH-së, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit në segmente të caktuara, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica. Segmentet që paraqesin problematike në lëvizjen e mjeteve spërkaten me kripë, skorje dhe granil.ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit.Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 08:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë: Eshte punuar per kriposjen e akseve gjate oreve te mengjesit per shkak te ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

Artikulli paraprakRAMA: STOP PUNËS NË TË ZEZË
Artikulli tjetër102 VITE POLICIA E SHTETIT SHQIPTAR