Me shumë vonesë, drejtoria rajonale e tatim-taksave bashkë me institucionet e tjera kanë nisur kontrollet në luftën ndaj informalitetit. Fillimisht organizimi ka nisur që në zyrat e drejtorisë ku kreu i tatimeve Hysen Hysa tha se s’do të ketë tolerime.Drejtori Hysa u shpreh se bizneset kanë patur mjaftueshëm kohë një javë për t’u regjistruar në QKR.

Pavarësisht këtij aksioni, drejtoria e tatimeve bie në kundërshtim me vetveten sepse kjo situatë vijon e tillë prej dy vitesh kur vendi qeveriset nga dyshja Rama-Meta.Deklaratës së PD se po ushtrohet terror drejtori Hysa i dha përgjigje duke thënë se duhet të jenë të faktuara.As për qepenat që prej një jave janë mbyllur nga bizneset, drejtori Hysa çuditërisht deklaron se nuk ka informacion ndërkohë që kjo çështje është kthyer në një problem jo vetëm në Shkodër por në të gjithë vendin.Dalja në terren e inspektorëve është shoqëruar me shumë shkelje. Duket se trajnimi për të respektuar kodin e etikës pak ditë më parë nuk ka bërë efekt për grupet e tatimeve. Me dhjetra biznese të mëdha që janë totalisht të rregullt dhe që rikontrollohen pa asnjë arsye duhet të ndërpresin punën. Shumë prej grupeve nuk paraqesin gjatë kontrolleve urdhërin e punës duke bërë një shkelje flagrante e nga ana tjetër inspektor që kanë gjetur punë falë teseres së partisë bëjnë rolin e të fortit duke urdhëruar kamerat që të mos filmojnë. Një shkelje e të drejtës së informimit për publikun. Nga ana tjetër edhe ndarja e grupeve të punës është bërë në bazë të preferencave të sejcilit duke e humbur seriozitetin e këtij aksioni.

Artikulli paraprakHUMB KONTROLLIN, NË GJËNDJE TË RËNDË 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërKËSHILLI I BASHKISË, NIS ME SKANDAL, “ZIHEN PËR VËNDET”