Kampionati “Shkodra Indoor” në sportin e tenisit ka nisur për të 12-in vit me radhe në qytetin e Shkodrës. Ndeshjet po zhvillohen jo në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por në mjediset e shkollës austriake për shkak të ndeshjeve të shtyra të shumësportëshit. Një prej organizatorëve Alban Dani dhe një prej pjesëmarrësve Alban Hasani tregojnë se këtë vit ky kampionat është shtrirë me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani.

Tashmë sporti i tenisit në Shkodër është përhapur masivisht tek të gjitha moshat ndërsa është formuar për herë të parë ekipi kombetar i femrave në tenis dhe Shkodra ka tri nga katër pjestare të kombëtares.

Sporti i tenisit në Shkodër është luajtur që në vitet e hershme ndërsa tashmë është rikthyer sërish duke u përhapur ndjeshëm si sport por problem mbetet mungesa e fushave stërvitore dhe zhvillimit të ndeshjeve edhe pse klubi Shkodra Tenis disa herë ka kërkuar nga bashkia Shkodër që të mundësojë këto fusha.

Artikulli paraprakSHKODËR, PREMIERA, GODIT SISTEMIN MONIST DHE TRANZICIONIN
Artikulli tjetërTËRMETI ‘BASHKON’ RAMËN DHE METËN! PRESIDENTI DEKRETON AHMETAJ SI MINISTËR I RINDËRTIMIT, ‘PA ASNJË SEKONDË VONESË’