Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit regjistrimi i nënësve të klasave të para dhe të dhjeta do të bëhet online përmes platformës e-albania. Anton Deda drejtor i komanduar i zyrës Vendore Arsimore në Shkodrës shprehet se nga data 4 korrik do të nis regjistrimi i nxënësve të klasave të para ndërsa që prej datës 12 korrik do të nis regjistrimi i nxënësve të klasave të dhjeta.

Ndryshe nga viti i kaluar që kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla në të gjithë Shqipërinë, këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.

Vitin e kaluar regjistrimi online u ndesh me shumë probleme dhe shume nxënës nuk arritën të regjistroheshin në kohën e caktuar ndërsa këtë vit mbetët për të parë nëse do të përballën sërish me një situatë të tillë.

 

Artikulli paraprakMARKU: VLLAZNIA NJË ZGJEDHJE SHPIRTËRORE E IMJA
Artikulli tjetërMUNGOI ANËTARJA E TRETË E TRUPËS GJYQËSORE, SHTYHET SEANCA E ERVIN SALIANJIT