Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se sot pas shumë përpjekjesh, do të hedhim një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë.

Rama tha se më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.

Për ta bërë këtë realitet Rama tha se kemi pritur 6 vite dhe se kjo linjë mbeti peng nga vetoja e Serbisë. Teksa ka bërë me dije përfitimet që do të ketë kjo linjë Rama ka përcjellë dhe mesazhe në lidhje me Shengenin Ballkanik, duke theksuar se sipas tij Shengeni Rajonal në thelb është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit.

“Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë në 24 i OST. Kjo do të thotë ne sot jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve dhe për sa na takon si Shqipëri duke qenë se kemi një nivel kaq të lartë të prodhimit të energjisë, hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje por edhe përmes skavicës dhe parqeve t mëdha fotovotaike për të mundur që të eksportojmë. Në Kosovë dihet botërisht sistemi ka kosto të lartë. Njësoj si me Shqipërinë ku nuk ka fleksibilitet

Në Shqipëri për herë të parë falë kësaj linje jemi në kushtet që të programojmë më mirë administrimin e tepricave. Shengeni rajonal u jep zgjidhje shumë problemeve. Linja do sjellë impakt të madh në sigurinë e sistemit. Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë u bë realitet. Linja mbeti peng nga vetoja e Serbisë

Kjo është një mundësi ejashtëzakonshme si një shembull i qartë, të kutpojmë se çcfarë do të thotë qasja jonë ndaj të ardhmes dhe se çfarë do të thotë shengeni rajonal në thelb. është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit. Fundi është shtrirja dhe integrimi i plotë i tregut europian që kalon përmes tregut rajonal”, tha Rama mes të tjerash.

Vënia në punë e kësaj linje, Rama thotë se do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin injektiv të OST-së.

“Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon dhe duke njëhsuar qasjen dhe me ndihmën e mbështetjen e shteteve të bashkuara, që ta hiqnim atë veton e Serbisë dhe të marrim atë për të cilën jemi mbledhur sot, hapjen e këti projekti. Që siç e thoshte edhe paraardhësi im, është një ndër projektet më të mëdha mes dy shteteve tona. Jemi një vend me dy shtete.

Kjo është një hapësirë e pavarur që njëherazi është një hallkë themelore, në sistemin e energjisë. Vënia në punë e kësaj linje, do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin injektiv të OST-së”, shtoi Rama.

Artikulli paraprak“URDHËROI DHUNËN NDAJ PROTESTUESVE”, PD PADIT ARDI VELIUN NË SPAK, TË PEZULLOHET NGA DETYRA
Artikulli tjetërSHPËRTHEU VULLKANI ‘ETNA’, REGJISTROHEN 17 TËRMETE GJATË 24 ORËVE TE FUNDIT