Ditën e djeshme ka shpërthyer në Itali, vullkani më i madh dhe aktivë i Evropës, duke “ndezur” te gjithë Siçilinë.

Sipas mediave të huaja raportojnë se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke “ndriçuar” natën e djeshme.

Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit Sicilian. Zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri ndërsa tymi ishte parë duke u drejtuar drejt Katanias.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 17 tërmete, duke përcjell frikë te banorët e zonave të prekura.

Fatmirësisht vullkani ende nuk ka sjellë me vete pasoja fatale pasi nuk është raportuar asnjë njeri i lënduar apo dëmtime materiale.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës Afrikane dhe Joniane.

Artikulli paraprakNIS TRANSMETIMIN LINJA 400 KV SHQIPËRI-KOSOVË, RAMA: KEMI PRITUR GJASHTË VITE
Artikulli tjetërILIR BEQAJ: PROTESTA NË SHKODËR NGA PD DHE LSI