Nishani dekoron ish-studentë e ish-pedagogë të grevës së urisë së ‘91

26 vjet nga rënia e diktaturës, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar të gjithë studentët dhe pedagogët e grevës së urisë së shkurtit të vitit 1991. Duke vlerësuar sakrificën e tyre, Presidenti tha se misioni historik për një Shqipëri demokratike nuk ka përfunduar ende, ndaj bëri thirrje për kontribut të gjithësecilit. Në Ditën Kombetare të Kujtesës së martirëve dhe viktimave të regjimit komunist, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar studentë dhe pedagogë të grevës së urisë të shkurtit 1991. Në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare të dekorimit, Nishani vlerësoi sakrificën e tyre për një Shqipëri demokratike. “Për hir të idealit për një Shqipëri demokratike, pa terror, pa ideologjizëm, pa përçarje, ju arritët të realizonit zgjedhjet e para demokratike, pa u vrarë mes njëri-tjetrit”. Presidenti, duke nënvizuar se misioni historik i studentëve dhe pedagogëve ende nuk ka përfunduar, bëri thirrje që gjithësecili të marrë përgjegjësi shoqërore dhe të kontribuojë për vendin. Në ceremoni u dekoruan me titullin “Nderi i Kombit”, 723 studentë dhe pegagogë të grevës së urisë.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKON 3 VJET BURG PËR ISH-KRYEINSPEKTOREN E PËRGJITHSHME TË BANKËS SË SHQIPËRISË, ELIVAR GOLEMI
Artikulli tjetërVETEHELMOHET ISH KRYETARI I KOMUNES BAZ,VDES RRUGES PER TIRANE