Bombardimet – Një avion rus dhe një amerikan shmangin përplasjen mbi Siri

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri. Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë Reuters se aeroplani rus ka qenë aq afër saqë tymi i tij është parë nga piloti tjetër. Zyrtarët thanë se incidenti, i cili ka ndodhur më 17 tetor, nuk është dukur kërcënuEs, por duket se është shkaktuar nga piloti rus, i cili “nuk ka qenë i vetëdijshëm për situatën”. Operacionet ushtarake ruse dhe amerikane në Siri ndjekin procedura të komunikimit, për të reduktuar rrezikun e aksidenteve apo përplasjeve midis qiellit. Megjithatë, incidenti i fundit pason përafrime të tjera midis avionëve rusë dhe amerikanë. Muajin e kaluar, një avion rus i është afruar në një distancë prej 10 këmbësh një avioni mbikëqyrës të SHBA-së mbi Detin e Zi.

Artikulli paraprakBORCHARDT:HAPJA E DOSJEVE,SHQIPERIA TE BEJE SI GJERMANIA,TE PERBALLET ME TE KALUAREN
Artikulli tjetërZBULOHET LETRA E 1943,BALLISTET:TE MOS LUFTOHET KUNDER GJERMANEVE