Zbulohet letra e 1943, Ballistët: Te mos luftohet kundër gjermanëve

 

Vazhdon debati mes qeverisë dhe opozitës pas dekorimit nga Presidenti i Republikës të 67 ballistëve. Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi publikon një fakt historik të 1943 ku ballistët urdhëronin çetat e tyre që të ndërpriteshin luftimet kundër gjermanëve. Në qarkoren e shpërndarë në 1943 të firmosur nga Mit’hat Frashëri thuhej se “Meqenëse vendi ynë sot ka nevojë më të ngutshme për rregull dhe disiplinë gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash”. Pak ditë më parë në një ceremoni të fshehtë në Divjakë të Lushnjes, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar 67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut. 73 vjet më parë, pikërisht në 21 Tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, që akuzoheshin nga partizanët për bashkëpunim me pushtuesin nazifashist, mbetën 67 të vrarë. letra bunk art (Dokumenti i 1943 i Ballit Kombëtar) d.b/shqiptarja.com Licenza Creative Commons Ndalohet riprodhimi i shkrimit! petro koci balli kombetar bujar nishani mehmet shehu

Artikulli paraprakNJE AVION RUS DHE NJE AMERIKAN SHMANGIN PERPLASJEN MBI SIRI
Artikulli tjetërAKTAKUZE PER KRIME LUFTE KUNDER FATMIR LIMAJT.AI DEKLARON SE PERGJEGJESINE E KA MARRE SHTABI I PERGJITHSHEM