Një nga terroristët e Londrës kishte veshur bluzen e Arsenalit

Dalin detaje të reja për sulmin terrorist të mbrëmjes së shtunë. Një nga terroristët, i cili u përshkrua me “origjinë mesdhetare”, mbante veshur bluzen e futbollit të skuadrës së Arsenalit. Fotoja është bërë nga një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje. Tre terroristët xhihadistë u qëlluan për vdekje nga policia pas vrasjes së shtatë personave dhe plagosjen e të paktën 48 të tjerëve në qendër të Londrës. Ata bërtitën “Kjo është për Allahun” dhe me një furgon të bardhë u nisën me shpejtësi drejt 20 qytetarëve në Urën e Londrës, duke lënë të plagosur edhe një oficier policie. Më pas ata përdorën thika për të sulmuar njerëzit në bare dhe restorante afër Borough Market

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHET BOSI SHQIPTAR ,SHKATËRROHET RRJETI I KOKAINËS
Artikulli tjetërRAMA: NUK KA PLAN PËR BASHKËQEVERISJE ME PD, AS KOMPLOT KUNDËR LSI