Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo e premte nis shkëlqyeshëm me një energji të mirë në dashuri dhe punë. Vetëm kini kujdes nga një ndryshim i vogël humori pasdite dhe disa kolegë mund të krijojnë pak bezdi.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
E premtja do jetë një ditë e bukur edhe nëse humori do të pësojë një rënie të vogël. Nuk ka lajme të mëdha në dashuri dhe e njëjta gjë në punë, ndaj mos prisni gjëra të mëdha, por shijoni rutinën tuaj ashtu siç është.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Kjo ditë sjell takime të reja. Beqarët e shenjës duhet të organizojnë disa dalje në grup. Do të mbërrijnë në punë projekte të reja interesante. Jini gati dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Shijoni këtë të premte së bashku me ata që ju duan. Puna gjithashtu mund të pres, mos u përqendroni vetëm në këtë. Keni nevojë për stimuj të tjerë dhe mbi të gjitha për të pushuar pak pas një periudhe stresi. Pushoni dhe përveshni mëngët për rikuperim.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dashuria po kalon një ndalesë të vogël, por ju duhet vetëm të jeni të duruar. Në punë, kujdes nga thashethemet, dikush mund të flasë keq për ju pas shpine.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Jeni gati për të mirëpritur dikë në jetën tuaj, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë është koha për pushim dhe nga fundjava do të keni disa mundësi të reja rritjeje. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Keni nevojë për dikë që t’ju japë një shtysë. Mundohuni të ndryshoni rutinën tuaj dhe në punë do të keni kënaqësi të madhe. Do të shihni që gjithçka përshtatet në çdo fushë. Pushoni mirë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dikush që dukej thjesht një mik mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Mund të ketë probleme në punë por asgjë shumë serioze.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju keni një dëshirë të madhe për t’u argëtuar, por në të njëjtën kohë keni dikë të veçantë pranë jush. Për ju zgjedhja. Në punë do arrini të bëni shumë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ka një ndryshim në jetën tuaj nga të gjitha këndvështrimet. Herët a vonë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Gjithçka përshtatet, thjesht duhet të jeni më të guximshëm.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri ka qetësi por duhet të keni durim. Në punë pas pushimeve do jeni sërish super produktiv. Do të shihni që do të kapërceni të gjitha momentet e vështirësisë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Kushtojini pak më shumë kohë dashurisë që po e lini anash. Nga pikëpamja profesionale, një kthesë e madhe do të vijë në fundjavë. Ju mund të merrni një promovim ose një punë të re. Ndoshta një rritje rroge shumë e dëshiruar.

Artikulli paraprakSTABILIZOHET MOTI, JA SA DO TË SHKOJNË TEMPERATURAT DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E DYTA PAS ARABISË SAUDITE PËR RRITJEN E NUMRIT TË TURISTËVE NË QERSHOR