Qendra kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër ka organizuar koncertin artistik “We Play the Guitar”, e përkthyer në shqip “Në luajmë Kitarë”.

Pjesë e këtij koncerti janë të rinjtë kitaristë të cilët në të ardhmen mund të jenë muzikantë të suksesshëm të qytetit por edhe më gjërë.

Udhëheqësi artistik Dritan Mlika shprehet se tashmë ky aktivitet po kthehet në një traditë duke qenë se është edicioni i 6-të.

Udhëheqësi artistik dhe njëkohësh kitaristi i mirënjohur Dritan Mlika shprehet se qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të dalin jashtë mjediseve të shkollës dhe të shfaqen në publik për të treguar vlerat e tyre artistike.

Në edicionin e 6-të “Ne luajmë Kitarë” nxënësit e rinj të shkollës artistike “Prenk Jakova” interpretuan disa prej pjesëve të njohura botërore duke u përgëzuar nga të pranishmit.

Artikulli paraprakSPATHAR, MBETURINAT HIDHEN BUZË RRUGËS
Artikulli tjetërNUK U REGJISTRUA NË KOHË SI BANORE E CËRRIKUT, KQZ PËRJASHTON KANDIDATEN E BINDJES