LEJOHET VETËM PËR AUTOVETURA, LËVIZIN EDHE FURGONA DHE AUTOBUZA. 2 MAJ 2014 RIDVAN DIBRA – ZËDHËNËS I BASHKISË SHKODËR Një vit pas vendimit të Bashkisë Shkodër dhe aprovimit nga policia për qarkullimin në dy anët e aksit rrugor “Parrucë-Xhabiej” nga mjetet motorike pothuajse çdo ditë kjo marrëveshje mes dy institucioneve nuk respektohet.

Jo vetëm mjetet 4+1 të cilat janë të vetmet që kanë të drejtë të kalojnë por edhe furgonë, autobuzë apo mjete të llojeve të tjera që janë në kundravajtje qarkullojnë pa u shqetësuar. Në deklaratën e para një viti të zëdhënësit të Bashkisë edhe sa i përket parkimeve u tha se do të jenë vetëm në njërën anë për të mos penguar ata që lëvizin me biçikleta.

2 Maj

Në fakt as parkimi i mjeteve vetëm në njërën anë të rrugës “Parrucë”-“Xhabiej” nuk respektohet shpesh herë. Në shumë raste mjetet motorike parkojnë në korsinë e biçikletave ose edhe ecin përgjatë korsisë duke krijuar jo pak probleme për ata që zgjedhin të pedalojnë. Në të njëjtën kohë që tek rrethrrotullimi përpara se të futesh në segmentin Parrucë-Xhabiej nuk ka asnjë tabelë sinjalizuese për të treguar se aty qarkullimi është vetëm për autoveturat. Pavarësisht se jemi në prag të sezonit turistik ai aks rrugor vijon të jetë problematik si shkak i mosrespektimit të marrëveshjes së para një viti.

Artikulli paraprakMINIFUTBOLL, KUPA E SHQIPËRISË ZHVILLOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAZMA, DESTINACIONI TURISTIK I PËRKRYER PËR FUNDJAVËN