Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti sot në Athinë, stacionin e parë të turit të tij të fundit në Europë.

Që prej fundjavës, në kryeqytetin grek janë marra masa tepër të ashpra sigurie, që do të kulmojnë gjatë dy ditëve të qëndrimit të presidentit Obama. Presidenti amerikan, ka deklaruar se vjen në Athinë për t’u sjellë qytetarëve grekë një mesazh mbështetjeje dhe shprese në përpjekjet për daljen nga kriza. Barack Obama vë gjithashtu në dukje se vizita e tij në Athinë do të jetë një rast për të konfirmuar sërish mbështetjen e SHBA për reformat që përmirësojnë klimën e investimeve dhe garantojnë për hedhjen e themeleve të një rimëkëmbjeje të fuqishme ekonomike. “Do të vazhdoj të inkurajoj kreditorët e Greqisë të bëjnë hapat e domosdoshëm me qëllim që të garantohet se Greqia është në gjendje të rikthehet në një zhvillim të shëndetshëm ekonomik, përfshirë edhe ofrimin e një lehtësimi esencial të borxhit”, ka nënvizuar presidenti Obama.

Artikulli paraprakDISKUTOHET PROJEKTLIGJI PËR FINANCAT VENDORE USAID
Artikulli tjetër“SUPER HËNA” PAMJE SPEKTAKOLARE