Tre ditë pas zjarrit që shkrumboi banesën e familjes Gocaj në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit kandidatja për kryetare bashkie e PS Majlinda Angoni dhe Haki Çako, drejtori i përgjithshëm I Emergjencave Civile inspektuan gjendjen e dy të moshuarve Loro e Liza Gocaj.

Drejtori I përgjithshëm I emergjencave civile Haki Çako bëri të ditur se po merren masa të tjera për mbështetjen e dy të moshuarve ndërsa kërkoi që bashkia Shkodër të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme në këtë familje.

Zjarri I të hënës mbrëma do të përfshinte totalisht shtëpinë e familjes Gocaj, duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta. Dy të moshuarit kanë jetuar në një magazinë afër shtëpisë e cila I shpëtoi zjarrit në kushte tejet të vështira.

 

Artikulli paraprakBERISHA PËRPLASET ME MANJËN NË KUVEND: ÇFARË KOMPROMISI KE BËRË PËR TË SHUAR NGA FAQJA E DHEUT…?! MINISTRI: VJEN NGA BOTA E PËRTEJME!
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË ME MOTIVE ILIRE ME MODERNEN