Rruga e Obotit, në njësinë Ana e Malit është një investim i radhës nga bashkia Shkodër. Me një gjatësi 1350 m dhe gjërësi 3.5 m, ai aks në fshatin Obot po rikonstrukturohet.

Punimet e këtij segmenti u inspektuan nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Kryebashkiakja bisedoi edhe me banorët e zonës në fshatin Obot të cilët e kanë kërkuar prej vitesh këtë investim.

Janë rreth 1 mijë banorë të cilët përfitojnë nga kjo rrugë që po rikonstruktohet.

Rruga e Obotit është një investim me vlerë 12.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e standardeve të jetesës së banorëve të zonës.

 

Artikulli paraprakMETA TAKOHET ME KRYEMINISTRIN E HUNGARISË VIKTOR ORBÁN
Artikulli tjetërFERMERËT E KOSMAÇIT, REAGON DREJTORI KRAJA