Erzeni dhe Vllaznia do të përballen këtë të shtunë në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri Qatip Osmani ka dalë në konferencë për mediat, ku pranoi se kundër shijakasve do të jetë një ndeshje e fortë, por shtoi se Vllaznia do të futet në fushë vetëm për tre pikët.

Trajneri Osmani foli edhe për merkaton e janarit tek Vllaznia, ku tha se çdo futbollist që afrohet tek kuqeblutë, vjen si bashkëpunim mes tij dhe drejtorit Tefik Osmani.

Trajneri Osmani pranoi edhe njëherë tjetër se Vllaznia vijon të jetë akoma në negociata me ish-kampionin e botës, Shkodran Mustafi.

Pas 19-javësh në Superiore, Vllaznia me 29-pikë mban vendin e katërt. Nga ana tjetër, Erzeni me 22-pikë renditet në pozitën e tetë, teksa të dy këto ekipe do të tentojnë që të shtunën t’i marrin fitoren njëra-tjetrës.

Artikulli paraprakZEKJA: BASHKIA SABOTOI VOLEJBOLLIN E FEMRAVE
Artikulli tjetërTRAGJIKE, 16 VJEÇARI HUMB JETËN NGA ZJARRI NË EMIGRIM