Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 23 qershor për seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LAÇI 2-0/ GOL DILAVER, SHKODRANËT FESTOJNË
Artikulli tjetërTEUTA KAMPIONE, DURRSAKËT FITOJNË TITULLIN E DYTË DHE SHKRUAJNË HISTORINË ME MARTININ