Veshje, paisje të specializuara dhe një serë aksesorësh të tjera i janë shtuar repartit të zjarrfikësve në Shkodër falë donacionit nga Bashkia e Gentit në Belgjikë. Ne ceremoninë e dorëzimit të këtyre paisjeve ka qënë edhe Drejtuesi i Shoqatës “Vuur & Vlam Albania”, Jens Vande Walle i cili ka qënë edhe iniciatori I sjelljes së këtyre paisjeve në Shkodër.

Nga ana tjetër N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri ka falenderuar Jens, jo vetëm për këtë donacion të ditës së sotme por edhe për të tjera iniciativa të tij në të kaluarën ku Shkodrës iu dhurua edhe një zjarrfikëse.

Më shumë se 100 mijë euro përllogaritet në kosto financiare dhurata që i është bërë efektivëve të zjarrfikësve të Shkodrës në paisjet logjistike të cilat do të përmirësojnë shërbimin në betejën ndaj flakëve të zjarrit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUJDESTARJA E KONVIKTIT GODET NJË 65-VJEÇARE, SHPALLET NË KËRKIM
Artikulli tjetërZVA SHKODËR HAP KONKURSIN “ BIOIMPAKT”