Videot e mëposhtme janë pamje nga grabitja e BKT në Koplik.

Mësohet se tre persona, të maskuar e të armatosur, kanë marrë një shumë parash e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Raportohet se ata janë larguar me një makinë tip “Golf” të zi, ndërsa për fat të mirë, nuk ka raportime për persona të lënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se në dalje të Koplikut është gjetur një makinë e djegur, por ende nuk dihet nëse është e autorëve të grabitjes së bankës.

Policia deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Artikulli paraprakGRABITET ME ARMË NJË BANKË E NIVELIT TË DYTË NË KOPLIK
Artikulli tjetërGRABITJA E BANKËS NË KOPLIK, POLICIA JEP NJOFTIMIN ZYRTAR