Prej ditësh qyteti i Shkodrës zgjohet në masa të rrepta sigurie. Në sheshe, rrugë, mjete apo stacione të transportit urban, vende të mbipopulluara, është rritur gatishmëria e efektivëve të armatosur, për të shmangur ndonjë akt të mundshëm terrorist.

Duke qene se Shqipëria është e rrezikuar po aq sa janë të gjitha vendet që ndodhen në aleancën anti-terrorizëm drejtori I policise shkoder Lorenc Panganika shprehet se forcat policore ne terren jane dyfishuar ndersa i eshte kushtuar vemendje edhe objekteve me rendesi.Nuk ka vend për frike ”, shprehet drejtori I policise shkoder në lidhje me masat e shtuara policore në vend pas frikës për rrëzikin e sulmeve terroriste duke nenvizuar se nuk ka pasur asnje rast te dyshimte. Pak ditë më parë presidenti Bujar Nishani mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare me prezencë të krerëve më të lartë të shtetit, policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror për të analizuar me detaje rrezikun e mundshëm që mund t’i kanoset Shqipërisë pas sulmeve terroriste në Paris dhe kërcënimeve në Evropë dhe Rajon nga ISIS.