“Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar e të mos përçahen”. Kjo është thirrja e kryetarit të shoqatës mbarëkombëtare të pajtimit Nikollë Shullani i cili bën këtë apel në kuadër të një situate të rrezikshme edhe për Shqipërinë pas presioneve dhe kërcënimeve për sulme të mundshme terroriste në vendin tonë.

Shullani thotë se nga vetë shqiptarët nuk ndjen ndonjë rrezik për sulme të mundshme terroriste por sipas tij rreziku mund të jetë siç i quan ai nga rrymat e huaja.Këto mesazhe për paqe e bashkim kombëtar nga kreu i shoqatës së pajtimit Nikollë Shullani vijnë në një klimë aspak të mirë ku i gjithë shteti shqiptar ka marrë masa të rrepta qoftë në pikat kufitare, institucione publike apo edhe sheshe e vende të ndryshme për të qenë sa më vigjilent ndaj rrezikut të mundshëm.

Artikulli paraprakPANGANIKA: MASAT ANTI-TERRORIZËM, JANË DYFISHUAR EFEKTIVËT
Artikulli tjetërOSHEE, BALA: SHKODRA DHE VAU DEJËSI DREJT NORMALIZIMIT