Zjarri në një apartament në veri të Parisit shkaktoi 8 viktima, mes tyre 2 fëmijë. Zjarri shpërtheu në rajonin 18 në kryeqytetin francez në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe më shumë se 100 zjarrëfikës u angazhuan në betejë me flakët. 4 të mbijetuar, në gjendje kritike për jetën, janë dërguar menjëherë në spital. Shkaku i zjarrit në ndërtesë po hetohet nga autoritetet vendase.

Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve tha se është ende shumë herët për të përcaktuar shkakun e kësaj tragjedie. Shkëndijat e zjarrit paraprakisht dyshohet se kanë nisur nga kati i nëndheshëm i ndërtesës, për tu përhapur më pas u përhap nëpër shkallë dhe në katet e sipërme. Disa nga banorët e këtij pallati, thanë se tentuan të shpëtojnë duke dalë nga dritaret.
NDRYSHIMET KLIMATERIKE, PRESIDENTI OBAMA NË ALASKË
Me ndryshimet klimatike dhe mjedisin në axhendën e tij, presidenti amerikan Barack Obama ka shijuar një shëtitje me varkë në Parkun Kombëtar “Kenai Fjords” në Alaska. “Një nga gjërat që ne duhet të mendojmë është sesi të ruajmë aftësitë tona kur bëhet fjalë për cështje detare dhe tregtare” tha Obama teksa shpjegoi se ndryshimi i natyrës së arktikut me shumë mundësi është pjesë e ndryshimeve klimatike. Pasi konstaton se ndryshimi natyra ose Arktik, se ai është i theksuar është ” ndoshta një pasojë e ndryshimeve klimatike. Turi i Obamës me varkë zgjati për rreth 3 orë, ndërsa ndaloi në 3 vende të ndryshme, duke i lejuar edhe fotografët ti afrohen.

Artikulli paraprakKAMPIONATI I ZVICRËS, I TRETI NË BOTË ME FUTBOLLISTË SHQIPTARË
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ INFORMALITETIT, PD E CILËSON SI TERROR NDAJ BIZNESIT