Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish një kërkesë të re në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Berisha kërkohen heqjen e masës arrest në shtëpi, por seanca në GJKKO u shty.
Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.